Kronikë

Zhduket 48-vjeçarja në Durrës, policia kërkon ndihmë

               Publikuar në : 22:06 - 14/06/18 lm

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës përmes një njoftimi drejtuar mediave kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një shtetaseje që rezulton e zhdukur.

Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasen Edlira Rushiti, 48 vjeçe, banuese në lagjen nr. 13 Plazh Durrës. Gruaja thuhet se është larguar nga banesa pasditen e sotme rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer.Është rreth 1,65 cm e gjatë, me flokë të zeza, të shkurtra dhe ka të veshur një bluzë dhe pantallona ngjyrë të zezë. Familjarët kanë deklaruar se shtetasja e mësipërme vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në rast identifikimi të saj, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu