Mali i Zi

Zgjedhjet lokale në Ulqin, triumfojnë partitë shqiptare

               Publikuar në : 12:23 - 05/02/18 S.N

Partitë shqiptare kanë shënuar një fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale të Komunës së Ulqinit, ku kanë marrë 19 nga 33 këshilltarë.

Pas numërimit të votave në të gjithë vendvotimet, rezulton se partitë malazeze kanë marrë vetëm 14 këshilltarë, kështu subjektet shqiptare mund ta formojnë qeverinë pa ndihmën e DPS-it me të cilin ishin në pushtet deri tani.

Në zgjedhjet e të dielës për komunën e Ulqinit garuan 8 parti dhe 2 koalicione, ndërsa partitë politike shqiptare dolën të ndara në 3 lista zgjedhore.

Rezultatet e zgjedhjeve:

SD e Malit të Zi – 3 mandate
Unioni Demokratik i Shqiptarëve – 3 mandate
Partia Boshnjake – 0 mandate
Demokratet e Malit të Zi – 0 mandate
Forca – 9 mandate
SNP dhe Demokratski Front – 0 mandate
SDP – 0 mandate
Partia Demokratike, Perspektiva dhe LD në MZ – 7 mandate
URA – 2 mandate
DPS – 9 mandate

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu