Mali i Zi

Zgjedhjet i fituan shqiptarët, por Ulqinin mund ta drejtojnë malazezët

               Publikuar në : 15:21 - 08/02/18 lm

Partitë shqiptare fituan zgjedhjet në Ulqin dhe kjo është gjysma e punës se pjesa më e vështirë vjen tani se kushdo ta drejtojë komunën. Një marrëveshje në mes subjekteve shqiptare për bashkëqeverisje për momentin, sipas njohësve të rrethanave politike, duket shumë larg ndoshta edhe e pamundur duke ditur kundërthëniet në mes tyre. Prandaj, sipas gjitha gjasave, timonin për formimin e shumicës së re në Ulqin do ta marrë DPS-i. Por edhe këtu mund të ketë ngecje.

Konstituimi i Parlamentit lokal në Ulqin e më pas zgjedhje e organeve udhëheqëse të Komunës së Ulqinit mund të marrë kohë kësaj radhe në Ulqin. Rasti i Tuzit ku zgjedhjet lokale janë mbajtur në nëntorin e vitit të kaluar dhe se akoma nuk është përcaktuar se kush do të jetë kryetari i komunës apo dhe i kuvendit, mund të jetë indikator se e njëjta gjë mund ta pres edhe Ulqinin.

Nëse në Tuz situata dallon pakëz nga ajo e Ulqinit sa i përket numrave, zgjedhjet presidenciale që do mbahen në 15 prill të këtij viti mund të jetë shkaku i vonesës së konstituimit të organeve udhëheqëse në Tuz dhe me mundësi që i njëjti fat të presë edhe Ulqinin.

Partia kryesore që qeveris në Mal të Zi, DPS-i, në zgjedhjet presidenciale do të ketë kandidatin e vet dhe votat shqiptare në këto zgjedhje, si në Tuz ashtu edhe në Ulqin, mund të jenë edhe vendimtare për përcaktimin e fituesit se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Mali të Zi. Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ndikohet edhe në masë të madhe edhe nga personi  që do të caktojë opozita në Mal të Zi. Një person opozitar koncensual dhe i përshtatshëm për një spektër më të gjerë mund të bëjë garën shumë interesante dhe të paparashikueshme. Pikërisht, në këtë pikë DPS mund të kalkuloj dhe të shtyjë zgjedhjen e organeve udhëheqëse në Tuz dhe Ulqin.

Edhe pse është shumë e vështirë të mendohet që ndonjë subjekt politik shqiptar të vendos të votojnë kundër kandidatit të DPS-it në zgjedhjet presidenciale, parti në pushtet në këtë pikë nuk mund të rrezikojë dhe të lë diçka kaq serioze rastësisë prandaj edhe mund të kalkulojë deri në fund.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu