Mali i Zi

Zgjedhen antarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi

               Publikuar në : 12:48 - 15/05/18 user

Dje në Sallën e Madhe te Kuvendit Komunal të Ulqinit është mbajtur Kuvendi i trete i Elektorëve të KKSH-së . Mbledhja u hap nga elektori më i vjetër -Ali Gjeçbritaj, Anëtare të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi janë zgjedhur : Abaz Hoxha , Adriana Hoxha , Agron Dushaj , Edita Nimanbegu , Faik Nika , Iber Hoti , Ilir Lllazorja , Jeta Hasangjekaj , Lindon Gjelaj , Mefit Tela , Nail Draga , Nik Gjeloshaj , Qani Osmani , Ruzhdi Luka , Tahir Tahiri dhe Vasel Sinishtaj .

KKSH perbehet nga 32 anëtarë , 16 nga të cilët zgjedhen nga Kuvendi Elektoral , ndërsa 16 të tjerë zgjedhen me automatizëm në bazë të funksionit politik , ku përfshihen deputët shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi , kryetarët e Komunave me shumicë shqiptare , kryetarët e Kuvendeve të Komunave me shumicë shqiptare , si dhe kryetarët e partive shqiptare të përfaqesuara në Kuvendin e Malit të Zi. Menjëherë pas formimit antarët e KKSH-së pritet të zgjedhin edhe kryetarin e ri.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu