Kosova

Zbulohet plani i SHBA-ve për Kosovën dhe Serbinë, anashkalohet dialogu i Brukselit

               Publikuar në : 16:09 - 11/03/18 lm

Në kohën kur pritet një takim i tretë në Bruksel për dialogun Serbi-Kosovë, SHBA-të kanë një tjetër plan për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve. Duket se amerikanët kanë përgatitur një tjetër plan për Kosovën dhe për këtë do të konsultohet me presidentin serb.

Në gazetë serbe “Novosti”  shkruhet se i gjithë plani do të prezantohet gjatë vizitës së ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit, Mitchell.

Asociacioni duhet të marrë kompetenca më të gjera ekzekutive, dhe kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës,” shkruhet në gazetën “Novosti”.

Beogradi duhet t’ia mundësojë Kosovës që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare. Pra të mos e pengojë këtë rrugë”, është një nga kërkesat kryesore të Uashingtonit.

Serbia do të ishte në gjendje të hynte në BE dhe Amerika do t’i garantonte mbështetje të madhe ekonomike dhe diplomatike, nëse palët bien dakord.

Krejt ky plan, sipas gazetës serbe, vjen pasi Amerika është e pakënaqur me mënyrën se si çështja e Kosovës po trajtohet nga Brukseli.

Madje media serbe tregon edhe për pasojat që do të kishte Serbia nëse nuk e pranon këtë ide.

Pasoja e parë tashmë është kanosëse – bllokimin e integrimit evropian të vendit tonë, apo humbjen e një shans për t’u bërë anëtare e BE-së. Faktori i dytë i rrezikut është një humbje e vlerësuar e investimeve të huaja direkte, veçanërisht nga vendet e BE, e cila do të jetë një goditje e madhe për ekonominë serbe”, thotë raporti i Novosti.

Ndryshe nga 19 deri më 21 mars, do të vazhdojë dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu