Kryesore

Zbulohen të dhëna tronditëse për masakrën në Mat, autori është kryetar i PS

               Publikuar në : 08:15 - 12/10/18 marsela

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në Facebook, në lidhje me vrasjen e trefishtë në Mat. Kujtim Koxha, i cili është edhe kryeplaku i fshatit, vrau tre punonjës të Bashkisë me kallashnikov, dhe la të plagosur një tjetër. Mësohet se shkak për masakrën e ndodhur, u bë 10 metër rrugë, që autori u kërkoi punonjësve të Bashkisë ta asfaltonin deri te shtëpia e tij.

Por këta të fundit refuzuan, se nuk ishte pjesë e projektit. Berisha ka hedhur dritë mbi disa fakte interesante.

Sipas qytetarit që i ka shkruar Berishës, autori është kryetari i PS në atë zonë.

Para se të kryente aktin e rëndë, pretendohet se u kishte thënë: “largoni makineritë, pse do shtroni rrugën, që të fitoni zgjedhjet?”.

Po kështu, vrasësi është një njeri me shumë precedentë. Disa herë është denoncuar për konflikte dhe ngjarje ordiniere, dhe se çdo herë është liruar.

Kthehu