Zbulohen 15 planetë të reja jashtë sistemit tonë diellor - Tirana Today

Zbulohen 15 planetë të reja jashtë sistemit tonë diellor

Shkenca vijon me zbulimet e reja. Në univers planeti ynë është shumë i vogël në hapësirën e pafundme. Së fundmi janë zbuluar 15 planetë të rinj jashtë sistemit tonë diellor. Kështu arrin në 4000 numri i botëve të reja të zbuluara gjatë viteve të fundit.


Shkencëtarët thonë se ata rrotullohen përreth yjesh të ftohtë e të vegjël. Njëri prej këtyre 15 planetëve të rinj ndodhet 200 vjet dritë larg Diellit dhe mund të jetë si një super Tokë, pasi sipas llogaritjeve ka një diametër rreth 1.6 herë më të madh se planeti ynë.

Gjithashtu mendohet të ketë ujë në gjendje të lëngshme pasi ndodhet edhe në distancën e duhur me yllin mëmë. Por studiuesit japonezë dhe ata amerikane, që studimin e kanë publikuar në revistën astronomike, thonë se duhet ende shumë punë për të studiuar atmosferën e këtij planeti të ngjashëm me tonin, për të dalë në konkluzione përfundimtare që aty ka ujë, rrjedhimisht kushtet e duhura për zhvillimin e jetës.


Kategori
Shpikja e funditTë GjithaTeknologji
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu