Kronikë

Zbardhet kush e vrau 13 vjeçaren/ Policia gjen armën e gjahut në banesë

               Publikuar në : 13:39 - 12/10/18 marsela

Pas dyshimeve të shumta, nëse 13-vjeçaren e kanë vrarë familjarët, policia e hedh poshtë këtë tezë. Blutë e Tiranës kanë zbardhur ngjarjen e rëndë ndodhur dje. E mitura me inicialet K. B., 13-vjeçe, ndërroi jetë në spital. Dyshohet se ajo është vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

“Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, rezulton se e mitura K.B., dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, ku shtetasja K. B., 13-vjeçe, është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë. U ngrit një grup i posaçëm hetimor, ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kthehu