Xhafaj takon ambasadorët e vendeve të BE në Tiranë - Tirana Today

Xhafaj takon ambasadorët e vendeve të BE në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj po zhvillon një takim me ambasadorë të vendeve të BE-së në Tiranë. Takimi po mbahet në zyrat e BE-së në kryeqytet, ndërsa mësohet se në fokus të diskutimit është vettingu në polici dhe lufta ndaj krimit të organizuar.


Të 11 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit, si dhe punonjësit e gardës e të SHÇBA do t’i nënshtrohen procesit të vetingut sapo ligji të hyjë në fuqi. Përveç tyre, vetingut mund t’i nënshtrohen me dëshirë edhe ish punonjësit e Policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuarit nga detyra, por që Gjykata u ka dhënë të drejtë, duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit, raporton BalkanWeb.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të verifikojë 287 zyrtarët më të lartë të Policisë, që nga Drejtori i Përgjithshëm deri te shefat e komisariateve. Më pas, 2700 punonjës të Policisë me grada të mesme dhe 115 nga Garda, përfshi edhe repartet speciale RENEA, FNSH dhe Forcat e Posaçme Operacionale, do të kontrollohen nga Komisioni Qendror.

Pas takimit të mbajtur në zyrat e delegacionit në kryeqytet, ministri Xhafaj shkruan në twitter:

“Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.

Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Reformën e Policimit në Komunitet, Vetting-un etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët.

Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”.


Kategori
KronikëShqipëriaTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu