Të Gjitha

Whatsappi së shpejti me pagesë

               Publikuar në : 17:49 - 02/08/18 marsela

WhatsApp, Facebook Messenger, Facebook dhe Instagram, padikustim që mbeten katër aplikacionet më të përdorura në botë. Por nga sot, WhatsApp do të jetë në shërbim kundrejt një pagese. Bëhet fjalë për bizneset, të cilët do duhet të paguajnë, për t’iu përgjigjur klientëve të tyre.

Nëse përgjigjja vonon të vijë, koha maksimale është 24 orë. Mbi këtë kufi, mesazhet e dërguara do të kushtojnë. Kostoja do variojë nga 1 në 9 cent. Nesë ende nuk bindeni, lajmin e ka përcjellë vetë gjigandi i rrjeteve sociale, Facebook, në blogun dedikuar biznesit. Ky vendim vjen pas një viti nga lëshimi i profilit të ri të biznesit, dedikuar ndërmarrjeve.

Për ta bërë të mundur përdorimin e WhatsAppit me pagesë, Facebook ka hedhur në treg paketën ‘Api’ (ndërfaqet e programimit) të cilat ndërmarrjet duhet t’i përdorin në aplikacionet e tyre, apo në faqet e uebit.

Në këtë rast, bëhet fjalë për një paketë që nuk do gjenerojë kosto, nëse ndërmarrja i përgjigjet klientit brenda 24 orëve.

Data e lëshimit të sistemit të ri me pagesë është ende e paqartë, por në javët e ardhshme, Facebook do të nisë një fushatë për të nxitur përdoruesit të komunikojnë me ndërmarrjet me anë të Whatsappit.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu