Wess Mitchell përgënjeshtron serbët: S’kemi plan për Kosovën. Thaçi: S’ka shkëmbim territoresh - Tirana Today

Wess Mitchell përgënjeshtron serbët: S’kemi plan për Kosovën. Thaçi: S’ka shkëmbim territoresh

Ndihmës sekretari i shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell i ka quajtur spekulime raportimet e mediave serbe se gjatë vizitës që ai do të ketë në Beograd, do të prezantojë planin e ri amerikan për Kosovën.


Deklaratat e Mitchell në një  konferencë të përbashkët  me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi që u mbajt në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.Mirchell tha se me presidentin Thaçi kanë biseduar dhe për çështjen e kufirit me Malin e zi dhe rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështje. Sipas tij vetëm Kosova mund të zgjedh të ardhmen e saj. Ai po ashtu tha se SHBA-ja është për një Kosovë demokratike dhe shumetnike. Ndërsa i quajti spekulime raportimet e mediave serbe, që gjatë vizitës së tij në Beograd, do të ua prezantoj në plan të ri për Kosovën.

I pyetur për ndikimin rus në Kosovë, ai tha se është parë një rritje e ndikimit rus në gjithë Ballkanin Perëndimor, gjë që nuk është as në interesin e tyre dhe as të popujve të kësaj ane. 

Ndërsa presidenti Thaçi tha se kishin një takim miqësor dhe të shkëlqyer me ndihmës sekretarin e shtetit Mitchell. Ai theksoi se është zotuar se institucionet e vendit janë duke punuar  që të konsolidojnë dhe me tepër shtetin në rrafshin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar. Kreu i vendit theksoi se partnerët e koalicionit janë duke punuar, që sa më shpejtë të përmbyllet çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai theksoi se ndër të tjera kanë diskutuar  dhe për hapat e mëtutjeshëm, që do t’i  ndërmarrë FSK-ja në plotësimin e kritereve të nevojshme  për  themelimin e Forcave të armatosura të Kosovës si dhe për vazhdimin e dialogut me Serbinë, shkruan KP. Ndërsa theksoi se nuk do të lejojnë ndarje, e as shkëmbim territoresh. 

Presidenti Thaçi po ashtu bëri të ditur se është zotuar se Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë aktive dhe e pa kompromis në luftë kundër terrorizmit.

Ndryshe, kjo ishte vizita e parë e ndihmës sekretarit  të shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike Wess Mitchell në Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës në janar të vitit të kaluar.


Kategori
KosovaTë GjithaTrevat
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu