Kosova

Vrasja e Ivanoviç/Gjykata e Mitrovicës liron dy policët serbë

               Publikuar në : 17:22 - 13/02/18 lm

Dy pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës janë liruar sot nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Dy policët u arrestuan në fundjavë, nën dyshimet se kanë manipuluar me prova në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Prokuroria e Kosovës më herët i ka kërkuar gjykatës që të zgjasë në një muaj paraburgimin e dy policëve nga Mitrovica e Veriut.

Prokurori kryesor në Mitrovicën e Veriut, Shuqri Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky vendim i gjykatës është i papritur dhe se prokuroria do ta apelojë atë brenda 24 orësh.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, D.M. dhe Zh.J., janë arrestuar për veprën penale “manipulim me prova në hetimet për vrasjen e Ivanoviçit”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu