Auto & Moto

Volkswagen, makina më e shitur në SHBA

               Publikuar në : 21:49 - 07/01/18 lm

Sipas të dhënave të vitit 2017 rezulton se Volkswagen është makina më e shitur në SHBA. Grupi Volkswagen arriti të prodhojë 9.74 milionë automjete, duke lënë pas aleancën Renault-Nissan-Mitsubishi me 9.6 milionë, dhe Toyota përfundoi e treta 9.47 milionë automjete.

Ndërkohë, grupi VË shënoi rritjen në tregjet e Evropës dhe Kinës, duke prodhuar 3.9 për qind më shumë automjete krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. VË vitin e kaluar i dha fund dominimit katërvjeçar të Toyota, edhe pse vetëm një vit më parë u godit nga një skandal masiv të mashtrimit me testet për emetimet e gazrave të dëmshme.

Në anën tjetër, aleanca e re Renault, Nissan dhe Mitsubishi ka përparuar duke iu falënderuar rritjes së shitjes në mbarë botën, pavarësisht nga problemet e Nissanit në Japoni për shkak të skandalit me kontraktuesit e pakualifikuar për testimet finale.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu