Kryesore

Vizita urgjente e Juncker, për tri ditë zbarkon në Tiranë

               Publikuar në : 15:17 - 22/02/18 user

Pas shpalljes së strategjisë nga Komisioni Evropian, për vendet e Ballkanit Perëndimor, nga Presidenti Juncker me 6 shkurt, vjen lëvizja e radhës nga ky i fundit. Nga e diela e 25 shkurtit deri më 1 mars bashkë me Përfaqësuesen e Lartë / Nënkryetarin Mogherini dhe Komisionerin Hahn, do të jetë në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të vizitojë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor nga 25 në 28 Shkurt. Ndonëse axhenda e presidenti Juncker nuk është finalizuar ende, burimet e Komisionit Europian bëjnë të ditur se ai pritet të mbërrijë në Shqipëri në mbrëmjen e 25 Shkurtit. Mesazhi kryesor i vizitës së Juncker pritet të jetë zgjerimi i unionit me vendet e Ballkanit para samitit të Sofjes së 17 Majit, shkruan Tirana Today. 

“Mesazhi kryesor i vizitës së presidentit Juncker është esenca e strategjisë së Komisionit Europian të 6 Shkurtit për qasjen e Bashkimit Europian ndaj rajonit të Ballkanit, jo vetëm për rëndësinë gjeostrategjike të rajonit, por edhe lidhur me 6 prioritetet specifike ku mbështetet kjo strategji. Do të jetë një oportunitet për presidentin Juncker të bisedojë me liderët e vendit, klasën politike dhe shoqërinë civile, për t’ju shpjeguar strategjinë tonë. Ky është një moment i rëndësishëm, pasi të gjithë liderët do të mblidhen më pas së bashku me presidentin Juncker dhe kryeministrin bullgar Borisov në samitin e Sofies të 17 Majit”.

Presidenti Juncker e fillon vizitën e tij në, Maqedoni, më pas në Shqipërinë, por Komisioni Europian nuk jep detaje të mëtejshme nëse kreu i ekzekutivit evropian do të shpallë në Shkup dhe Tiranë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave me dy vendet, raporton europa.eu. 

“Nuk do të spekuloj për asnjë aktivitet që do të ndodhë gjatë turit të presidenti Juncker në Ballkan. Mendoj se mesazhet tona përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shpjeguar qartë në komunikimin tonë të 6 Shkurtit. Mendoj se perspektiva e një angazhimi për një zgjerim të besueshëm është e përfshirë në strategjinë tonë në kontekstin e duhur dhe sekuencat e duhura. Nuk do të shkoja përtej strategjisë së 6 Shkurtit”.

“Ai do të fillojë turneun e tij në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, përpara se të udhëtojë për në Shqipëri në mbrëmje. Të hënën më 26 shkurt në pasdite, Presidenti Juncker do të udhëtojë në Serbi, pastaj me 27 shkurt në  Mal të Zi, Bosnje dhe Herzegovinë dhe Kosovë të mërkurën më 28 shkurt, dhe së fundi në Bullgari më 1 mars, ku do të marrë pjesë në një drekë zyrtare të organizuar nga Kryeministri Borisov së bashku me gjashtë bashkëbiseduesit e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha ngjarjet për shtyp gjatë gjithë vizitës do të mbulohen nga EbS”. TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu