Kryesore

Video/Udhëtim në Luginën e Preshevës, toka shqiptare në Serbi

               Publikuar në : 08:06 - 08/09/18 user

Lugina e Preshevës, është një territor kosovar, e cila ka mbetur jashtë kufijve të Kosovës. Pas luftës, në vitin ‘99, ajo mbeti në duart e Serbisë, pavarësisht se më shumë se 90% e banorëve janë shqiptarë (serbët janë rreth 6%, pjesa tjetër e popullsisë është me përkatësi etnike rome). Por, falë bisedimeve intensive dhe të tensionuar mes Prishtinës dhe Beogradit, Lugina e Preshevës mund t’i kthehet Kosovës. Por, edhe Kosovës  do t’i duhet të bëjë lëshime. Në këmbim, Serbia Mitrovicës, ku  4 qyteteve janë me shumicë etnike serbe, raporton it.euronews.com.

Por çfarë mendojnë vendasit?

“Çdo gjë është në duart e politikanëve, sepse askush nuk e merr mendimin tonë”,  thotë ky njeri me përkatësi etnike shqiptare. “ Unë vetëm dua të punoj dhe të fitoj diçka, pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Kudo që jetoj është e njëjtë për mua sepse po jetoj me djersen time”.

11 2 3 4
<
>

Jo të gjithë janë dakord. “Shkëmbimi i territoreve është një absurditet i madh”, thotë një tjetër qytetar me  përkatësi etnike serbe. “Serbët që janë këtu nuk mund të jetojnë në Kosovë.  Nuk është problem për mua, 90% e miqve të mi janë shqiptarë, është normale, duhet të mendojmë për situatën pasi mund të trazohet i gjithë Ballkani, veçanërisht në aspektin e punësimit, i cili është prioritet i vërtetë “.

Në gjithë Luginën e Preshevës ka rreth 60 mijë shqiptarë që jetojnë në Serbi, ndërsa 120 mijë serbë jetojnë në territorin e Kosovës./TIRANA TODAY/

Kthehu