Kryesore

Video/Trump e shporri nga zyra, Tillerson: Do të hakmerrem!

               Publikuar në : 16:13 - 13/03/18 user

Ish-sekretari i Shtetit Rex Tillerson, i cili u shkarkua sot nga Trump, kishte lëshuar deklarata të forta në lidhje me helmimin e një ish-spiuni rus në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka thënë se pas kësaj ngjarje qëndron Rusia, dhe është zotuar se do të reagojë sërish, pasi Shtëpia e Bardhë refuzoi të fajësojë Moskën, shkruan Tirana Today. 

Në një deklaratë me forcë, ai e akuzon Moskën si: “forcë të papërgjegjshme të paqëndrueshmërisë në botë” dhe i dha qeverisë britanike mbështetjen e tij.

“Kemi besim të plotë në hetimin e Britanisë së Madhe dhe vlerësimin e saj se Rusia ka gjasa të jetë përgjegjëse për sulmin me  “agjentit nervor”, ndaj një ish-spiuni rus, javën e kaluar në Salisbury “ tha ai, raporton Dailymail.

Më tej ai është shprehur se: “Nuk ka asnjë justifikim për këtë lloj sulmi, vrasjen e një qytetari në tokën e një kombi sovran. Jemi të zemëruar se Rusia duket se është angazhuar në një sjellje të tillë. Rusia vazhdon të jetë një forcë e papërgjegjshme e paqëndrueshmërisë në botë, duke vepruar me mospërfillje të hapur për sovranitetin e shteteve të tjera dhe jetën e qytetarëve të tyre”. Ai shtoi se ata që janë përgjegjës “duhet të përballen me pasoja të rënda”.

Tillerson i bëri vërejtjet gjatë udhëtimit të tij në Afrikë vetëm disa orë pasi Shtëpia e Bardhë thyen heshtjen, duke dënuar sulmin kimik, por akuzoi madje as nuk guxoi t’i drejtonte gishtin Moskës.Kryeministrja e Britanisë, Theresa May u tha të hënën  deputetëve se: “Tani është e qartë se z. Skripal dhe vajza e u helmuan nga një “agjent nervash”, i cili është përdorua në Rusi”.

Por, Rusia refuzon ti përgjigjet ultimatumit të kryeministres britanike Tereza Mei për të dhënë informacione për substancën e rrezikshme të përdorur për helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha gjatë një konference për shtyp se Moska nuk mund të përgjigjet përderisa autoritetet britanike nuk i kanë dërguar kampionë të helmit të përdorur.

“Sapo nisën spekulimet se Skripal u helmua me një lëndë të prodhuar në Rusi, çka u trumpetua nga i gjithë lidershipi anglez, ne i dërguam një kërkesë zyrtare që të na dërgonin përbërjen, në mënyrë që ekspertët tanë ta  analizonin konform rregullave të Konventës për Armët Kimike”.

Kryeministrja britanike publikoi të hënën detaje nga hetimi për helmimin e ish-agjentit Sergei Skripal. Sipas saj, helmi i përdorur ishte ai që njihet me emrin “Novichok”. Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një përbërje vdekjeprurëse, të zhvilluar nga ushtria ruse gjatë luftës së ftohtë për të shmangur fushëveprimin e konventave ndërkombëtare që ndalojnë përdorimin e armëve kimike. 

Kryeministrja Mey kërkoi nga hetuesit rusë informacione nëse helmi i përdorur për rastin Skripal ishte siguruar ose jo ilegalisht nga ushtria ruse. Nëse Rusia nuk përgjigjej, Mey tha se autoritetet britanike do ta konsideronin automatikisht Moskën përgjegjëse për krimin dhe kundër reagimi i do të ishte tepër i ashpër. TIRANA TODAY

Kthehu