Video/Trajneri lë në “baltë” ekipin, befasojnë lojtarët - Tirana Today

Video/Trajneri lë në “baltë” ekipin, befasojnë lojtarët

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në NBA, në përballjen mes Golden State Warriors dhe Phoenix Suns. Përpos spektakëlit që dhuroi parketi, vëmendjen më të madhe e mori koha e pushimit kur trajneri i Warriors, Steven Kerr nuk jep këshilla por e lë çdo gjë në dorë të lojtarëve.



Gjesti i tij ka qenë i thjeshtë dhe jo për të mos treguar respekt ndaj kundërshtarit, ai ka marrë tabelën e skemave dhe ua ka dorëzuar lojtarëve, ndërkohë që vetë ka qëndruar indiferent gjatë gjithë takimit. Duket se kjo tolerancë ishte e mirë, pasi Golden State e fitoi përballjen me plot 46 pikë diferencë.

“I thashë trajnerit kundërshtar që kjo do të bëhet më e madhe sesa është. Nuk ishte mungesë respekti ndaj kundërshtarit, por doja të shikoja reagimin e skuadrës sime. Nuk kam ndikuar dot te ekipi gjatë muajit të fundit. Janë lodhur me zërin tim sepse kam 3 vite këtu. Duhej diçka e re dhe mendoj se lojtarët u përgjigjën mirë”, tha Kerr pas ndeshjes.




Kategori
BasketbollSportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu