Të Gjitha

Video/Thatësira tërbon kopenë, lopët vërsulen frikshëm drejt kamionit me ujë

               Publikuar në : 14:38 - 08/08/18 user

Pamje të pabesueshme këtë herë vijnë nga Australia, ku qindra lopë të zeza i sulen një kamioni me ujë, pasi pronari i tyre u kishte çuar ujë vetëm sa për t’i mbajtur gjallë.

Videoja është filmuar me dron në një zonë të Australisë e cila është shpallur si prekur nga thatësira më e keqe e gjithë dekadës. Fermeri Amber Lea, i cili ka ngarkuar edhe videon tha se 1300 lopët e kopesë së tij as nuk mund të hanë nëse nuk pinë ujë.

Ai tha: “Pikat e ujitjes dhe zonat ku zakonisht lopët pinin ujë janë tharë, pompat janë fikur sepse nuk ka ujë.
Nuk kemi furnizime, shpesh duhet të bëjmë 50 deri në 70 kilometra në mënyrë që të marrim ujë për to dhe vetëm sa për t’i mbajtur gjallë sepse nuk mund t’i ngopim.”

Thatësira e pazakontë që ka prekur zonën e NSW ka sjellë jo pak probleme për vendasit dhe as 500 milion dollarët e financuar nga shteti nuk kanë bërë asnjë punë. Por, para dy ditësh zyrtari Malcolm Turnbull njoftoi se do të ketë një pagesë cash prej 12 milionë dollarësh për fermerët e goditur nga thatësira, në të kundërt pasojat do jenë fatale.

Kjo thatësirë ka ardhur si shkak i uljes së përqindjes së shirave të rënë që nga janari e deri tani, shira që nuk kanë mjaftuar për të krijuar baza ujëmbledhëse.

Kjo zonë në Australi po përballet me temperaturat më të larta dhe korrik-gushtin më të nxehtë që prej 20 vitesh.

E megjithatë, këto pamje janë një paralajmërim serioz që vënë edhe njëherë alarmin për mbrojtjen e resurseve natyrore dhe përkujdesjen për planetin Tokë, sepse nëse shkatërrimi vazhdon me të tillë revansh, nuk do jetë e largët dita kur do jenë njerëzit që vrapojnë si kjo kope për ujë.

Kthehu