Ekonomi

Video/Tartufi shqiptar “çmend” italianët; i rrallë dhe i shtrenjtë

               Publikuar në : 14:35 - 08/10/18 user

Shqipëria po kthehet në një vend problematik edhe për produktet organike të ligjshme. Sipërmarrësit italianë kanë dhënë alarmin se Shqiptarët po fusin sasi të mëdha tartufi. Në rajonin e Toscanës kjo kërpudhë  është  duke i tregtuar si produkt vendas.

Ky rajon është ndër më të njohurit në botë për kërpudhën e famshme. Ajo është njëherësh edhe e shtrenjtë. Shqiptarët me sa duket kanë gjetur një mundësi për të përfituar shuma të mëdha parash. Një kilogram kushton plot 300 euro.

Ulja e prodhimtarisë vendase me 70% ka bërë që të rritet kërkesa për tartufin shqiptar, shkruan Scan TV.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave flasin për vetëm 3.4 kilogramë kërpudha të llojit tartuf të eksportuara nga vendi jonë gjatë vitit të kaluar, dhe 132 kilogram në formë të konservuar, pra të industrializuara.

Nga ana tjetër, të dhënat e doganave flasin për 0 importe, që do të thotë se, ose i gjithë konsumi vendas i tartufit është produkt vendi, ose i ardhur kontrabandë nga vendet  e tjera pa certifikatë origjine.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu