Video/Premtimi i madh i Ronaldos për ndeshjen me Spanjën - Tirana Today

Video/Premtimi i madh i Ronaldos për ndeshjen me Spanjën

Portugalia do të përballet të shtunën në mbrëmje me Spanjën në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në kuadër të Botërorit Rusi 2018. Cristiano Ronaldo do të luaj përballë shokëve të skuadrës që ka tek Real Madrid, por edhe përballë kundërshtarëve që është mësuar të përballet. Më e vështira ndoshta do të jetë përballja me tifozët të cilët e kanë idhull portugezin.


Ronaldo në momentin që ka zbritur nga autobusi ditën e sotme ka parë njërin nga gazetarët spanjoll të së përditshmes “AS” dhe nuk ka nguruar që ta përshëndesë përzemërsisht duke i dhënë edhe një përqafim, siç bën shpesh në klubin madrilen.

Pasi kanë shkëmbyer disa batuta, mesazhi i portugezit për spanjollin ishte i qartë. “Nesër do të mundim Spanjën”, tha ai, mes të qeshurave, duke përshëndetur gazetarin. Duke e pasur parasysh se sa seriozisht e ka Ronaldo me ekipin kombëtar, spanjollët duhet të fillojnë të shqetësohen.


Kategori
FutbollSportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu