Stil

Video/Prej kohësh larg vëmendjes së publikut, Era Istrefi tregon arsyen e mungesës

               Publikuar në : 15:34 - 14/09/18 user

Shumica prej nesh e kanë vënë re mungesën e Era Istrefit në rrjetet sociale. Ylli botëror duket se ka marrë pushimet dhe po e shijon jetën larg Instagram-t. Kjo shkëputje në fakt ka ardhur për disa arsye. Era po i jep kohë vetes për t’u shëruar plotësisht pas operacionit që ka kryer, por gjithashtu axhenda e ngjeshur që ka pasur gjatë verës mund ta ketë lodhur këngëtaren.

“Arsyeja pse nuk kam postuar shumë këto kohët e fundit lidhet tërësisht me këtë intervistë të një viti më parë. Të qenit jashtë vëmendjes është luks. I kam dhënë vetes kohë për t’u shëruar pas operacionit dhe për t’u përqëndruar tek ajo që më bën vërtet të lumtur, që më bën të ndihem njeri. Gëzoj shëndet të plotë dhe ndihem gjithë energji pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Mezi po pres të ndaj me ju planet e reja”,-shkruan ajo.

Era na krenoi të gjithëve në finalen e Botërorit, pasi performoi së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith kolonën zanore të Rusi 2018, “Live it up”.

Kthehu