Video/Ofendime dhe vrer për shqiptarët, ja ç’thotë këngëtari që do vijë në Tiranë - Tirana Today

Video/Ofendime dhe vrer për shqiptarët, ja ç’thotë këngëtari që do vijë në Tiranë

Më 24 maj pritet që këngëtari i njohur grek Notis Sfakanakis të vijë në Shqipëri, ku do të mbajë një koncert në Pallatin e Kongresit. Por që ditën që doli lajmi se ai do vinte në vendin tonë, kanë nisur debatet e shumta.


E gjithë kjo ka nisur, pasi këngëtari i famshëm konsiderohet si antishqiptar. Për këtë arsye, në mediat sociale kanë nisur edhe thirrjet për bojkotimin e koncertit të tij në kryeqytet, Tiranë.

Madje kësaj thirrjeje u janë bashkuar edhe këngëtarë dhe artistë të njohur në vendin tonë.

Ndërsa në një video të Partisë Agimi i Artë e cila flet me tone srraciste dhe të ashpra kundër shqiptarëve, i del në mbështetje edhe h këngëtari ku shprehet se: “Agimi i Artë fatkeqësisht është e vetmja e cila mund të ishte shpëtim sot për shtetin”.


Kategori
KulturaShqipëriaTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu