Shqipëria

Video/Nënë e bir shajnë ish-nusen, braktisin emisionin live

               Publikuar në : 14:52 - 14/09/18 marsela

Historia e vjehrrës me nuses ka përfunduar në një debat të ashpër në emisionin “Me zemër të hapur”, në “News24”.

Një martesë e prerë mes Eglantinës nga Kuçova dhe Armandos nga Saranda, të cilët prekin jetën e një fëmije 5-vjeç, ka sjellë ngritje zëri në emision, ku nuk munguan edhe ofezat.

Emisioni mori një tjetër drejtim, pasi vjehrra pretendonte se të pranishmit ishin bërë palë me nusen.

Pasi u përballën live ku lëshuan lumë akuzash, dy protagonistët, Armando dhe nëna e tij, Natasha, janë larguar nga studio e emisionit, duke mos pranuar që të jenë më pjesë e tij.

Teksa largohej nga emisioni, Armando i është drejtuar me një ton gati kërcënues psikologes së emisionit, ndërsa i thotë; ‘Të vjen për të qeshur eh?’. Ndërkohë që ajo i drejtohet; po më vjen me sjelljen tënde”.

Moderatorja pasi i ka përcjellë, nuk i ka lënë më që të ktheheshin. Kjo ishte vetëm një tentativë nga ana e Natashës, e cila kërkoi nga publiku që të shihte mirë se çfarë po bëhej.

Zbardhja e kësaj historie sa tek “Klan”-i e më pas tek “News 24”,  i ka shtuar edhe më shumë dozat e sigurisë vjehrrës, e cila pretendonte se nëse nuk jepte mesazhin e saj, atëherë ajo do të drejtohej në një tjetër televizion.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu