Të Gjitha

Video/Mos humbisni kohë ta dëgjoni, del kënga për Botërorin e Era Istrefit

               Publikuar në : 15:02 - 25/05/18 user

Lajmi se Era Istrefi do të bashkëpunojë me Nicky Jam dhe Will Smith për këngën e re të Botërorit 2018, ka qenë kryefjala e çdo portali. Të gjithë kanë pritur me padurim të dëgjojnë hitin e ri të këtij kampionati, i cili u tha se do të publikohej më 25 maj.

Siç u premtua, kënga e re është lançuar në Youtube ditën e sotme. Me siguri bashkëpunimi mes Erës dhe dy yjeve botërorë do të korrë mjaft sukses dhe ka për të qenë muzika më e dëgjuar që do të na shoqërojë këtë verë.Në një intervistë për faqen e UEFA-s, Era përshkroi ndjesitë e saj për këtë bashkëpunim historik.“Të jesh pjesë e këngës zyrtare të Kupës së Botës, FIFA 2018 ka qenë njëra ndër përvojat më të pabesueshme dhe emocionale që kam pasur deri tani. Ishte e mahnitshme të punosh me Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, për të cilët unë kam admirim të madh. Jam adhuruese e futbollit dhe mezi pres që të  filloj Kampionati Botëror.”- tregoi ajo.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu