Kryesore

Video/Dhimbje e lot, lufta e familjes shqiptare për vogëlushen e paralizuar

               Publikuar në : 08:25 - 11/10/18 user

Ema, është një vajzë me aftësi të kufizuara me origjinë shqiptare. Familja e saj e cila ka shkuar në Francë, por kërcënohet me dëbim. Me 20 tetor asaj i është kërkuar që të lërë territorin francez. Një komitet mbështetës po lufton për Emën 4 vjeçare, për të qëndruar në Francë.

Vajza lindi para kohe në Shqipëri, dhe vuan nga një lloj i paralizës cerebrale. Ajo mbërriti në Metz me prindërit e saj dhe dy motra në vitin 2017. “Në vendin tonë, ajo kurrë nuk  ka marrë kujdesin e duhur shëndetësor. Asaj i bënin vetëm fizioterapi. Spitalet na kanë thënë se nuk mund të bëjnë më shumë”, thotë nëna e saj, Loreta Endreka, raporton faire-face.fr. 

Vogëlushja Ema e sëmurë rëndë, prindërit e saj kanë nevojë për ndihmë

Një udhëtim i vështirë në Francë

Udhëtimi për në Francë ishte i vështirë për Emën. Prindërit e saj e mbajtën atë në krahë ndërsa do kalonin pikat kufitare. Dy ditë pas mbërritjes, ajo humbi vetëdijen. Shërbimet emergjente të CHR Metz-Thionville e kanë drejtuar familjen në Qendrën për Veprim të Hershëm Mediko-Social (Camsp) APF France Disability në Metz. “Dy muajt e parë ne donim që t’i fitonim besimin. Në fillim, ishte e pamundur ta prekje”, shpjegon fizioterapisti që e ndjek.

Progres i madh që prej një viti

Falë seancave dhe terapive, Ema ka bërë përparim të dukshëm.  Ajo ka filluar të lëvizë duar dhe pak kokën, madje asaj i janë zhvilluar më shumë aftësitë njohëse.

Familja aktualisht jeton në një shtëpi për azilkërkuesish  në Metz. Ajo së pari kishte bërë një aplikim të thjeshtë për azil. Kërkesa e tyre u refuzua më parë në shtator 2017. I ndjekur nga një apel dhe pastaj një kërkesë për leje qëndrimi për arsye shëndetësore, familja nuk u dëbua.

Kolegji i Mjekëve të Zyrës Franceze për Imigracionin dhe Integrimin i ka dalë në mbrojtje Emës. Sipas tyre, nëse vogëlushja dëbohet , mund të çonte në pasoja jashtëzakonisht të rënda shëndetësore. Ajo nuk mund të përfitojë nga trajtimi i duhur në vendin e saj. Prindërit e tyre e kundërshtojnë faktin se vajza e tyre mund të gjejë shërim në Shqipëri.  Ata mbajnë një letër nga një spital shqiptar në mbështetje të fjalës së tyre.

Një peticion kundër dëbimit

Për një muaj familja duhet të lërë territorin francez. Me datë 20 shtator u është paraqitur kërkesa për dëbim. Ata me datë 20 tetor duhet të ikin nga Franca. Për të ndihmuar familjen, komiteti mbështetës, me Camsp në krye, i shkroi Mbrojtësit të të Drejtave, dhe Ministres së Shëndetësisë. Gjithashtu është hapur një faqe në “Facebook”, ku ka nisur një peticion. Deri një ditë më parë në peticionin online ishin marrë 1.300 nënshkrime./TIRANA TODAY/

Kthehu