Retrospektivë

Video/Kur Leka Zogu i dhuroi një elefant presidentit amerikan Ronald Regan

               Publikuar në : 16:31 - 08/11/18 Enno

Në nëntorin e vitit 1967, mbreti i shqiptarëve, Leka Zogu, pasardhës i Ahmeti Zogut, ndodhej përkohësisht në Spanjë. Ai kishte lidhur miqësi me Guvernatorin e Kalifornisë, dhe presidentin të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Regan.

Në shenjë respekti, Leka Zogu i bën një dhuratë mjaft të veçantë:një elefant të vogël. Nëpërmjet një letre të datës 27 nëntor të po atij viti, Regan e falënderoi Mbretin Shqiptar për dhuratën. “Elefanti ka mbërritur i sigurt dhe është komfort në shtëpinë e re. Nuk mund t’ua përshkruajmë se sa mirënjohës jemi unë dhe Nensi. Dhe s’mund t’ua përshkruaj emocionet e djalit tonë Skiper. Sërish faleminderit dhe përshëndetje të përzemërta për ju”- i shkruan Regan Leka Zogut.

13 vite më vonë, Regan u zgjodh president për dy mandate. Ai luajti një rol thelbësor në rrëzimin e ‘Perdes së Hekurt’ në bllokun lindor dhe shembjen e Bashkimit Sovjetik. Ndërkohë miqësia e Zogut me Reganin, nuk duket se pati ndonjë rol në ndikimin e SHBA-së mbi Shqipërinë komuniste. Kjo e fundit, pas shumë përpjekjeve të Uashingtonit për ta afruar me Perëndimin, ishte lënë në rrugën e saj të izolimit.

Kthehu