Rajoni - Bota

Video/Harron muajin e mjaltit, infermierja heroinë bën gjestin e madh

               Publikuar në : 16:17 - 14/09/18 user

Një infermiere është quajtur ‘heroine’, pasi ka luftuar me flakët për të shpëtuar jetën e disa personave, të cilët ishin përfshirë në një aksident të frikshëm.

Zhou Ëei, 26 vjeç, po udhëtonte me burrin e saj në një autostradë në perëndim të Kinës, pasi po shkonin për të kaluar muajin e mjaltit, kur ka parë se dy makina ishin përplasur me njëra-tjetrën, dhe kishin shpërthyer në flakë.

Thuhet, se  Zhou dhe kalimtarët e tjerë u hodhën në aksion për të shpëtuar pasagjerë e bllokuar, ku e porsamartuara ishte e vetmja mjeke në vendngjarje, e cila u kishte dhënë trajtim urgjent të lënduarve.

5029930200000578-6167557-image-a-26_1536918560944 5028E17B00000578-6167557-image-a-27_1536918563081 5028E18500000578-6167557-image-a-32_1536918592139 5028E07600000578-6167557-image-m-31_1536918583838 5028E0A900000578-6167557-image-a-33_1536918600631
<
>

Zhou tha se ajo vendosi ta bëjë këtë sepse shpëtimi i jetës së njerëzve ishte puna e saj si dhe përgjegjësia e saj, raportom  “Xiaoxiang Morning Post”.

Zhou është infermiere në Spitalin e Kryqit të Kuq të Qarkut Shimen në Changde në provincën Hunan të Kinës jugore.

Burri i sajë kishte filmuar të gjitha përpjekjet e gruas së tij në momentin kur u kishte ardhur në ndihmë të lënduarve dhe i kishte ndarë pamjet me ndjekësit më mediat sociale./Tirana Today/

Kthehu