Video/Harrojeni Barcelonën, afrikanët dhurojnë “show” dhe turpërojnë kundërshtarin - Tirana Today

Video/Harrojeni Barcelonën, afrikanët dhurojnë “show” dhe turpërojnë kundërshtarin

Futbolli në Afrikën e Jugut nuk është në nivele të larta edhe pse kombëtarja e tyre ka marrë pjesë në Botëror dhe ka nxjerrë lojtarë që kanë bërë karrierë në Europë. Por kjo skenë që vjen nga liga afrikane është e pazakontë dhe tregon se edhe atje ka ekipe që mund të dhurojnë ‘show”.


Futbollistët e Kaizer Chiefs kanë turpëruar me pasime dhe driblime kundërshtarët e tyre të Platinum Stars. Me pasimet e tyre kanë bërë të mendosh se nuk loja e tyre është më perfekte se ajo e Barcelonës së Guardiolës, kur praktikonte “tika-taka”.

Në minutat e fundit të takimit kur ishin duke fituar 4:2, futbollistët e Kaizer kanë filluar të dhurojnë spektakël me pasime të njëpasnjëshme dhe tallje me kundërshtarin. Futbollistët e Platinium nuk kanë reaguar ashpër, por vetëm kanë tentuar ta marrin topin në pronësi.


Kategori
FutbollSportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu