Kronikë

Video+Emri/Me shpatë në dorë, ja si e grabiti shqiptari pikën e basteve

               Publikuar në : 17:32 - 12/10/18 user

Grabitësi shqiptar Petrit Peluca është dënuar me pesë vjet e katër muaj burg. 24-vjeçari shqiptar, në harkun kohor të dy muajve kishte kryer një sërë vjedhjesh. Bëhet fjalë për fundit e vitit  2017 dhe në fillim të 2018. I armatosur me thikë dhe shpatë ai kishte grabitur 6 pika bastesh.

Shqiptari kishte grabitur shumë pika bastesh në Via Spezia, dhe ndoshta është  autori i shumë grabitjeve të ngjashme.

I riu kishte qëndruar në Parma dhe është arrestuar pranë një lokali nate.  Në xhep i ishin gjetur disa shënime, ku kishte shkruar lidhur me grabitjet e kryera. Ndërsa nga kontrolli i mëtejshëm  iu gjetën edhe kartëmonedhat e grabitura.

Personi që shikoni në foto është grabitësi shqiptar Petrit Paluca, i lindur në vitin 1994 në Shqipëri./TIRANA TODAY/

Kthehu