Video/Cahill i thyen kafkën, 26-vjeçari tërhiqet nga futbolli - Tirana Today

Video/Cahill i thyen kafkën, 26-vjeçari tërhiqet nga futbolli

Mesfushori i Hull Cityt, Ryan Mason, është detyruar të tërhiqet nga futbolli në një moshë mjaft të re, pas një dëmtimi të rëndë që pësoi janarin e viti të kaluar. 26-vjeçari në përballjen me Chelsean, pati një përplasje me Gary Cahill që rezultoi fatale pasi pësoi fraktura të rënda në kafkë.



Mason kreu disa operacione me sukses pas lëndimit, por ekspertët i kanë sugjeruar të mos luaj më futboll pasi rrezikshmëria është e lartë. “Kam punuar shumë që të jem në gjendje për t’u kthyer në fushë. Fatkeqësisht pasi u këshillova me ekspertë të mjekësisë dhe nuk kam opsion tjetër vetëm të pensionohem. Kjo pasi nëse luaj rreziku është i madh. Jam falënderues për gjithë dashurinë dhe përkrahjen”, ka shkruar Mason në Instagram.

Anglezi filloi karrierën te Tottenhami dhe në verën e 2016 kishte kaluar te Hulli për një shumë rekorde 14.6 milionë euro. Hull City aktualisht është pjesë e Championshipit (ligës së dytë angleze).




Kategori
FutbollSportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu