Kronikë

Video/Bënin “biznes” nëpër shkolla, ndalohen 4 të rinj

               Publikuar në : 13:51 - 13/03/18 user

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në gjimnazet e kryeqytetit dhe ka arrestuar katër persona.

Ata janë Kristjan Karaxhuku 21 vjeç, i cili ka qenë më parë i shpallur në kërkim për mosbindje ndaj policisë; Sulltan Rrapi 20 vjeç; Ervis Shehu 19 vjeç i dënuar më parë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt e mosbindje ndaj policisë, si dhe Petrit Ndoci 44 vjeç i dënuar më parë për vjedhje me dhunë dhe pengmarrje.

Policia thotë se katër të arrestuarit shisnin kanabis pranë gjimnazeve. Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën 20 doza kanabisi të gatshme për t’u shitur, ndërsa në shtëpinë e Petrit Ndoci uniformat blu sekuestruan edhe 3 doza kanabisi, 1 patentë italiane false, 1 dokument tesera sanitaria dhe një kartë identiteti. 

 

Njoftimi i policisë

Tiranë

Goditet një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollës.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Sekuestrohen doza më lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• K.K 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe i shpallur në kërkim për veprën ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

• S.RR 20 vjeç, banues në Tiranë.

• E.SH, 19 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” , si dhe i shpallur në kërkim për veprën ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

• P.N, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe ‘’Heqja e paligjshme e lirisë”

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1 në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm ju janë gjetur dhe sekuestruar 20 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “ Cannabis Sativa” e ndarë në porcione gati për t’u shitur.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit P.N u gjetën e bllokuan 3 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, 1 patentë italiane e falsifikuar, 1 dokument (tesera sanitaria) dhe 1 kartë identiteti.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “ Falsifikim dokumentash” parashikuar nga neni 283/2 dhe 186 i Kodit Penal.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu