Sport

Video/Aksidenti i tmerrshëm i skiatorit rus me rrjetën mbrojtëse

               Publikuar në : 16:49 - 13/02/18 Enno

Një aksident i frikshëm i ka ndodhur një skiatori rus në Lojërat Olimpike dimërore që po zhvillohen në Korenë e Jugut. Skiatori rus humbi ekuilibrin gjatë konkurrimit të tij në slalomin gjigant dhe u përplas me forcë në rrethimin e pistës, gjatë Lojërave Olimpike Dimërore.

25-vjeçari Pavel Trikhichev u përplas me një nga portat, humbi skinë e majtë dhe shkoi duke u rrotulluar drejt e në rrjetën mbrojtëse. Trikhichev ndenji disa momente i shtrirë në borë, i gjakosur paksa në fytyrë, përpara se të ndihmohej nga stjuardët.

Fatmirësisht, skiatori nuk ka pësuar asnjë dëmtim të rëndë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu