Auto & Moto

VIDEO/2018 do të jetë viti i makinave elektrike

               Publikuar në : 20:45 - 30/12/17 Isa

Viti 2018 do të jetë viti i makinave elektrike. Ky vit do të shënojë një kthesë në elektrizimin përfundimtar të rrugëve të Amerikës.

Makinat elektrike do të përbëjnë 1.5% të të gjitha shitjeve të makinave të SHBA-së sipas Navigant Research. Përtej numrit të shitjeve, më e rëndësishme për t’u parë është çmimi dhe disponueshmëria.

Amerikanët më në fund do të jenë në gjendje të blejnë makina elektrike me çmime të arsyeshme. Makina si Chevrolet Bolt EV, Nissan Leaf i ridizajnuar dhe Modeli Tesla 3 do të jenë makinat e para që do t’i krijojnë “besim” shoqërisë.

2018 nissan leaf

 Makinat elektrike janë shumë më të thjeshta mekanikisht, sesa makinat me djegie të brendshme dhe sigurisht që janë më të “zgjuara”. Por do të duhet kohë që njerëzit të kuptojnë se ato nuk do të komandohen si telefonat e tyre të mençur.

model 3 2

Chevrolet Bolt EV do të jetë gjerësisht e disponueshme për vitin e ardhshëm. Nissan Leaf fillimisht do të ketë një gamë më të shkurtër sesa Bolt EV, por një çmim më të ulët. Modeli 3 i Tesla me një çmim fillestar gati të njëjtë me Bolt EV, duhej të ishte në krye të tregut masiv. Por diçka shkoi keq me numrin e prodhimit të makinave. Megjithatë mbi 400,000 njerëz tashmë kanë paguar depozita të rimbursueshme për të blerë një Model 3 TESLA.  Tesla ka disa  avantazhe. Një prej tyre është joshja e markës “Tesla”. TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu