Kronikë

VIDEO/ I vihet eksploziv servisit të celularëve, plagoset rëndë punonjësi

               Publikuar në : 10:57 - 12/03/18 S.N

Një shpërthim me lëndë eksplozivi ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Qemal Guranjaku”, ku ngjitesh për në Qytet Studenti. Ngjarja ka ndodhur në një servis celularësh, ku ka mbetur i plagosur rëndë punonjësi i servisit, i cili është 26 vjeç.

Siç duket edhe në videon e siguruar nga Tirana Today, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm, madje xhamat kanë përfunduar në anën tjetër të rrugës. Sipas dëshmitarëve, policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ambulanca nuk ka mbërritur ende.

Punonjësi ndodhet në gjendje të rëndë, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Tirana Today. Nuk dihen ende motivet e vënies së lëndës plasëse në servisin në fjalë.

 

Kthehu