Shqipëria

VIDEO/ Tym në avion, pasagjerët e Rinasit alarmohen dhe braktisin fluturimin

               Publikuar në : 12:21 - 08/10/18 S.N

Qytetarë në aeroportin e Rinasit janë përballur sot me një incident, pak pa nisur fluturimin. Mësohet se avioni i linjës së Blue Panorama ka marrë flakë, por ende nuk dihen shkaqet.  Pasagjerët janë frikësuar nga tymi që kanë parë dhe kanë braktisur avionin.

Videoja është regjistruar gjatë momentit kur piloti ka kërkuar të zbrazet avioni.

Sipas njërit prej pasagjerëve, ata kanë parë të dilte tym poshtë motorit të avionit në momentin që kanë zbritur.

Flakë në BluPanorama on Vidnews.

Kthehu