Analiza

(VIDEO) A do të mbajë kush përgjegjësi për viktimat e drejtësisë së munguar?!

               Publikuar në : 17:17 - 09/06/18 Bardhi

Një tjetër familjar u largua nga kjo botë me brengën e padrejtësisë. Babai i gjyqtares së vrarë nga ish-bashkëshorti, Fildes Hafizi, shkroi një letër 2 ditë para se të vdiste nga një sëmundje e rëndë.

Fildes Hafizi 

“Vrasësi i vajzës mund të dalë nga burgu!”- ishte klithma e tij e fundit, drejtuar Gjykatës së Lartë. Gjykatës, anëtarët e së cilës kanë së bashku një pasuri zyrtare prej mbi 10 milionë eurosh, që nuk e justifikojnë dot. Por Bynjamin Hafizi nuk është viktima e vetme që ka prodhuar mungesa e drejtësisë në Shqipëri.21 Janari dhe vrasja e policëve

22-vjeçari nga Fieri Bardhosh Myrtaj, u vetëvra nga dëshpërimi pak muaj pas vrasjes së babait, Faik Myrtaj, në protestën e 21 janarit 2011 në Tiranë.

Në Tiranë, Islam Duçkollari vetëvritet me armë zjarri në vitin 2012 në kushtet e depresionit. I biri Saimir Duçkollari, ishte vrarë nga Dritan Dajti së bashku me 3 policë të tjerë më 7 gusht 2009.

Pas gati 9 vitesh, drejtësia nuk ka mundur të japë ende një verdikt mbi atë masakër. Ndërkohë janë me qindra rastet e tjera të vetëflijimeve apo vdekjeve të parakohshme, për shkak të dhimbjes dhe mungesës së drejtësisë.

Vetingu po përjashton shumë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, por reforma duket të jetë e gjatë dhe e vështirë. Deri atëherë nuk dihet se sa njerëz fatkeq do të kenë fatin e Bynjaminit, Bardhoshit dhe Islamit.

TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu