Kryesore

Video/ Studentët shpërthejnë në brohoritje: Nuk dorëzohemi, shkolla është e jona!

               Publikuar në : 13:14 - 06/12/18 user

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha të enjten se nuk do të ketë tarifë për provimet e prapambetura. Ajo tha se pranohet kërkesat e studentëve duke hequr nenin 4 të VKM-së. “Nuk do të ketë tarifë për provimet e prapambetura”, tha Nikolla në një dalje për mediat në Ministrinë e Arsimit.

Më duhet të vijoj tani me propozimin për heqjen e pikës 4 dhe që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin për tarifat që lidhen me studentët përsëritës”, tha Nikolla.

Menjëherë pas kësaj deklarate studentët kanë shpërthyer në brohoritje: “Lindita Nikolla dil në bulevard, shkolla është e jona nuk jemi shtet privat; “Ne nuk dorëzohemi” etj.

Deklarata e Ministres vjen në një kohë që studentë të universiteteve publike kanë bojkotuar edhe sot auditorët dhe kanë vijuar protestën e nisur 2 ditë më parë.

Në Tiranë ata janë mbledhur përpara fakulteteve të tyre dhe më pas janë tubuar përpara Ministrisë së Arsimit. Studentët kërkojnë heqjen e pagesës për kreditet e provimeve të mbartura, përgjysmim të tarifës së shkollimit dhe shtyrjen e afatit të pagesës për në Janar. Një tjetër kërkesë është përmirësimi i kushteve në konvikte si dhe përfaqësim i tyre në vendimmarrje

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu