Futboll

VIDEO/ Serbia fiton ndaj Malit të Zi, plas sherri mes tifozëve

               Publikuar në : 10:49 - 12/10/18 S.N

Ndeshja mes Malit të Zi dhe Serbisë ka degjeneruar në sherr ditën e djeshme. Ndeshja është zhvilluar në Podgoricë, ku skuadra e Serbisë arriti të dominonte.

Rezultati i ndeshjes ka qenë 0-2 në favor në Serbisë. Megjithatë, tifozët janë treguar të papërmbajtshëm, teksa mes tyre ka plasur dhuna. Nuk dihet se kush e ka provokuar sherrin, ndërsa tifozët janë treguar të papërmbajtshëm, siç edhe duket në videon e mëposhtme.

Ndeshja u mbajt në kuadër të Ligës së Kombeve, ku serbët kryesojnë grupin tashmë me 7 pikë. Ndërkohë, malazezët janë një pikë pas Rumanisë së vendit të dytë.

Ndeshja mes Serbisë dhe Malit të Zi është e para në histori që nga shpallja e pavarësisë së këtij të fundit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu