Kryesore

VIDEO/ Qytetarët solidarizohen me studentët, u japin ushqime dhe ujë

               Publikuar në : 16:11 - 07/12/18 S.N

Shkrimtarë, pedagogë e artistë janë solidarizuar me protestën e studentëve, duke iu bashkuar asaj e duke inkurajuar çdo student që të vijojë të kërkojë të drejtat e tij për arsim.

Në ditën e tretë të protestës, studentët ende vijojnë të bëjnë rezistencë. Por ajo që ka prekur zemrat e tyre dhe kujtdo që e ka parë këtë skenë, ka qenë solidarizimi i një zonje. Ajo ka shpërndarë në mënyrë simbolike një trastë me ushqime, duke i inkurajuar që të vazhdojnë protestën:

“Jam nënë, jam gjyshe, jam bashkë me to, i ndjek. E ndjeva dhe erdha, të vazhdojnë se kanë të drejtën e vetë. Atë që se bëmë ne ta bëjnë këta. Vazhdoni, bravo.”

Studentë e përshëndetën në kor gjestin e saj me thirrjet: Bravo! Bravo!

Më pas një tjetër zotëri erdhi me shishe me ujë duke i shpërndarë për studentët. “Për të drejtat e fëmijëve tanë do të luftojmë deri në fund”, tha ai.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu