Kuriozitete

(VIDEO) Mesazhi drithërues i vogëlushit sirian për Trumpin, Merkelin dhe Putinin

               Publikuar në : 16:48 - 25/05/18 Bardhi

Zoti President, me rastin e Muajit të Ramazanit, ju ftoj të vini në Iftar me mua. Do të gjej shtëpinë time mes rrënojave. Dhe nëna ime ka shitur pjesën e saj të bukës, me një zemër të thyer. Ezani thërret, kambanat e kishës bien për të njëjtën qiej, të njëjtin Zot të përbashkët.

Dhe varkat e vdekjes mbërrijnë në tokën e ëndrrave, ku nuk ka më fëmijë në faqet e para të revistave. Zoti President, nuk mund të fle. Sa herë që mbyll sytë, dëgjoj bombardimet. Shtrati im fillon të digjet mes flakëve dhe tymit. Frika prej tyre është e tmerrshme.

Djepat qajnë, dhe lodrat janë përgjakur. Zoti President, lodrat po kullojnë gjak. Zoti President ne jemi të arratisurit. Të braktisurit dhe fajtorët. Të akuzuar për besimin për përkushtimin e tonë, për ne u vendos shfarosja. Gojët tona janë kyçur. Për shkak se bëmë një shpallje besimi.

Zoti Presidenti, Iftari ynë do të mbahet në Jerusalem, kryeqytetin e Palestinës. Sikurse është shkruar në përgjigjen e Zotit ndaj besimtarëve të gjitha kohërave. Iftari ynë do të mbahet në Jerusalem, kryeqytetin e Palestinës. Sikurse është shkruar në përgjigjen e Zotit ndaj besimtarëve të gjitha kohërave. Iftari ynë do të mbahet në Jerusalem, kryeqytetin e Palestinës.

Sikurse është shkruar në përgjigjen e Zotit ndaj besimtarëve të gjitha kohërave. Amin. Amin. Amin. Amin.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu