Kronikë

VIDEO/ Kapen në Krujë dy kuksianë, trafikonin mina me telekomandë

               Publikuar në : 15:22 - 07/12/18 S.N

Dy kuksianë kanë rënë në pranga, pasi janë kapur me lëndë plasëse dhe mina me telekomandë. Shtetasit Artan Bruka dhe Halil Gjana u kapën në Krujë, ku dhe trafikonin lëndë plasës e mina.

Ata u arrestuan në flagrancë, ndërsa u kapën me 3 kallëpë cilindrikë të bashkuar me aparate celularë Nokia, që do përdoreshin për kryerjen e veprave të rënda kriminale.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Finalizohet operacioni i koduar “Muzgu”.

Goditet grupi që trafikonte lëndë plasëse dhe mina me telekomandë

Sekuestrohen mina me  telekomandë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Muzgu”.

Si rezultat janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” e kryer në bashkëpunim, konkretisht:

  • Artan Bruka, 38 vjeç, banues në Kukës;
  • Halil Gjana, 26 vjeç, banues në Kukës.

Mbi bazën e informacioneve të  marra në rrugë operative nga ana e Strukturave policore se shtetasit e mësipërm trafikonin lëndë plasëse, në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • tre kallëpë cilindrike të mbështjellë me letër kartepecete dhe natriban transparent, ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjelles të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia”.

Kallëpët ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gr secili.

Sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të perdoreshin në kryerjen e  veprave të renda kriminale.

Materialet do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu