Lugina e Preshevës

(Video) Grushte në Kuvendin e Preshevës, shqiptarët zihen për një copë

               Publikuar në : 16:03 - 15/05/18 lm

Shqiptarët e Luginës së Presheves kanë treguar se janë të papërmbajtjtshëm kur vjen puna për të ndarë një “plaçke” të vogël si është administrimi i komunës së Preshevës. Një përplasje e ashpër mes liderve politikë ka ndodhur brenda sallës së kuvendit komunal, ku si pasojë e së cilës u ndërpre dhe seanca, konflikti vazhdoi edhe në hollin e kuvendit komunal.

Është ndërprerë seanca e katërt e Kuvendit Komunal pas një përpalljeje ndërmjet kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe kryetarit të BDL-së Skënder Destani. Debati filloi që në momentin kur kryetari i komunës ishte në foltore dhe z.Destani filloi që të përgjigjet nga vendi ku ishte ulur, debati u bë edhe më i ashpër kur z.Skender Destani u përpoq ta sulmojë fizikisht kryetarin Arifi.

Kthehu