Foto Galeri

Video e frikshme/Shoqja e shtyu nga ura, adoleshentja pa vdekjen me sy

               Publikuar në : 20:15 - 09/08/18 user

Ky është momenti tronditës kur vajzë 16-vjeçare është shtyrë nga shoqja e saj nga një urë, edhe pse ajo po i thoshte se kishte shumë frikë që të hidhej.  Videoja e tmerrshme tregon Jordan Holgerson, 16 vjeç, duke qëndruar mbi urën Moulton Falls në lumin Lewis në Yacolt, Uashington, me miqtë e saj.

“Jo, unë nuk dua të hidhem”, dëgjohet Jordania duke u thënë shoqeve të saj. Por, në video shikohet një shoqe e saj teksa e shtyn atë dhe e hedh poshtë urës, për në lumë, ndërsa të gjithë shokët e saj janë mbledhur rreth saj.

“Ajo është me fat që ajo nuk është  paralizuar apo edhe mund të kishte vdekur”, tha Holgerson për Daily News.

“Ajo është e vëmendshme por ka dhimbje dhe është shumë e lodhur. Ne jemi me fat që ajo do të shërohet dhe nuk do të ketë lëndime të përhershme”. Jordania ka thënë se shoqja i ka kërkuare ndjesë, por për 16-vjeçaren kaq nuk mjafton.

4EF5298200000578-6041517-image-a-22_1533818421581 4EF5298900000578-6041517-image-m-21_1533818412134 4EF5299500000578-6041517-image-a-20_1533818409140 4EF5299D00000578-6041517-image-m-19_1533818401167 4EF529A200000578-6041517-image-a-8_1533818348494 4EF5296700000578-6041517-image-m-7_1533818341713 4EF52BDD00000578-6041517-image-a-30_1533818804106 4EF5240600000578-6041517-image-m-29_1533818795027 4EF52BE100000578-6041517-image-a-25_1533818727042 4EF1E59300000578-6041517-image-a-20_1533785652558 4EF5297A00000578-6041517-image-a-24_1533818443649 4EF5297100000578-6041517-image-m-23_1533818434616
<
>

“Unë mund të kisha vdekur,” tha ajo. “Mund të kisha përfunduar shumë më keq, është ajo e cila duhej të mendohej”. Holgerson zbuloi gjithashtu se vajza që e shtyu Jordanin në ujë ishte një e rritur.

“Unë jam shumë i mërzitur me të”, tha nëna e 16-vjeçares. “Ajo është një e rritur, dhe unë jam e sigurt se ajo e ka bërë me qëllim”.

Ashley Mahree, e cila ka postuar videon tronditës për YouTube, tha gjithashtu se beson se vajza që e shtyu Jordanin duhet të shkojë në burg. “Kjo duket si një vepër penale …,” shkruante Mahree.

Jordania ka thyer 5 brinjë, ka marrë dëmtim në mushkëri si dhe plagë të tjera. Nuk dihet se kur adoleshentja do të lërë spitalin./Tirana Today/

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu