Kryesore

VIDEO/ Dy zyrtarë të “Agimit të Artë” çajnë rrjetën e policisë

               Publikuar në : 16:37 - 08/11/18 lm

Ditën e sotme rreth orës 13.00 në Bularat, është kryer ceremonia e varrimit te ekstremistit shqiptaro-grek, 35 vjeçarit, Kostandinos Kacifas.

Autoritetet shqiptare morën masat përkatëse dhe rritën sigurinë në kufirin me Greqinë për të evituar incidente gjatë kësaj ceremonie. Gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kakavijës, policia nuk i lejoi disa persona të hynin në territorin shqiptar.

Policia kishte urdhër që të mos lejoheshin të hynin në territorin shqiptar persona të skeduar si ekstremistë, pjesëtar të “Agimit të Artë”. Por duket se rrjetës së ngritur nga policia shqiptare i kanë shpëtuar dy anëtarë të saj, të cilët kanë arritur të shkojnë në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për personat që shihni në foto/ video. Në web-siten e saj zyrtar, “Agimi i Artë” ka postuar edhe një dokument, ku autoritetet kufitarë shqiptare kanë refuzuar një prej pjesëtarëve të tyre me arsyen se: “Nuk disponon dokumentacionin e nevojshëm”.

Nuk dihet nëse këta persona janë ata që kanë nxitur thirrjet anti-shqiptare sot në Bularat, gjatë ceremonisë së varrimit të Kacifas.

Ceremonia e varrimit të Kacifas është shoqëruar me thirrje nacionaliste dhe anti-shqiptare në territorin shqiptar, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet në territorin e saj. NE.DE. TIRANA TODAY

Kthehu