Video/ Bushpepa drithëron Lisbonën, çon Shqipërinë në finale - Tirana Today

Video/ Bushpepa drithëron Lisbonën, çon Shqipërinë në finale

Këngëtari shiptar, Eugent Bushpepa, ka dhuruar emocione drithëruese në festivalin Evropian në Lisbonë, me këngën “Mall”. Bushpepa, performoi i treti në radhë duke dhuruar  një interpretim mbresëlënës.  Në skenë, këngëtari ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli, dhe vokalistet Erinda Agolli dhe Greta Radovani. Nga ana tjetër edhe ambasada SHBA në Tiranë i ka uruar suksese këngëtarit shqiptar. “Suksese këngëtarit  Eugent Bushpepa në mbrëmjen e sotme të Eurovision!”- shkruan Ambasada e SHBA në Facebook.


Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda, dhe Qipro.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.


Kategori
KryesoreKulturaMuzikëShqipëriaTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu