Kronikë

VIDEO/ 300 kg drogë me vlerë 3 mln euro në gomone, si u kapën dy shqiptarët

               Publikuar në : 11:28 - 12/10/18 S.N

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga, teksa u kapën me një gomone me rreth 300 kg drogë, që kapte vlerën 3 mln euro.

Operacioni u krye nga policia italianë në provincën e Leces, ku u bë i mundur sekuestrimi i gomones.

Kjo e fundit është pikasur në afërsi të plazhit “Le Cesine” në komunën Vernole dhe menjëherë është vendosur në ndjekje të saj.

Megjithatë, shqiptarët kanë shtuar shpejtësinë e gomones dhe pas mbërritjes në bregdet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë. Pas kërkimeve, policia ka arritur të kapë skafistët, të cilët ishin fshehur në parkun natyror “Le Cesine.”

Karabinierët kanë sekuestruar gomonen me 294 kg marjuanë si dhe 16 kg hashash me një vlerë përftimi tregu mbi 3 milionë euro.

Kthehu