Formula 1

Vettel thyen rekorde në Barcelonë, por në “pole” ngjitet Hamilton

               Publikuar në : 17:33 - 12/05/18 Enno

Të gjithë prisnin që të ishte Vettel ai që do të dominonte në këtë garë, por në fund është kampioni në fuqi Lewis Hamilton që merr “pole position”. Vettel vendosi rekorde në dy sesionet e para të kualifikueseve, por Hamilton përmbysi gjithçka në sesionin e fundit kualifikues, duke e zbritur kohën në 1.16.173, me rekordin e ri të Barcelonës. Shoku i tij i skuadrës Bottas, ishte vetëm 40 të mijtat më ngadalë.Dy njëvendëshet Mercerdes do të mbajnë vijën e parë të nisjes, pas tyre janë dy njëvendëshet Ferrari, me Vettel e Raikkonen, ndërsa Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo do nisen nga vija e tretë. Edhe Ricciardo do të niset me gomat soft. Në dhjetëshen e parë janë edhe dy pilotët spanjollë me Alonson e McLaren në vendin e 8 dhe Sainz me Renault në vendin e 9.Ky është pole position i dytë për në këtë sezon për britanikun Hamilton, pas suksesit në Australi, ndërsa tani numëron 74 pole position në karrierën e tij.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu