Rajoni - Bota

Vendimi “i çmendur” i Trump: Mësuesit të pajisen me armë

               Publikuar në : 11:55 - 22/02/18 Enno

Ditën e mërkurë presidenti i SHBA, Donald Trump mbajti një seancë dëgjimore në Shtëpinë e Bardhë nga ku u përball me prindërit e viktimave të mbetura nga sulmi terrorist ditën e Shën Valentinit. Prindër, mësues, dhe nxënësit e mbijetuar nga sulmi i një jave më parë, gjatë fjalës së mbajtur janë shprehur se ndihen akoma të rrezikuar, pasi nuk kanë siguri që diçka e ngjashme nuk do të ndodhë më.

Presidenti Trump pasi dëgjoi fjalën e shumë prej të ftuarve tha se shumë shpejt stafet pedagogjike jo vetëm të atij kolegji, por tek të gjithë godinat universitare, do të jenë të pajisur me armë, dhe në raste të tilla rrezikshmërie kjo do t’ju bëjë të ndiheni edhe me të sigurtë.

“Nëse një mësues do të ketë një armë zjarri në brez, shumë shpejt ai mundet t’i japë zgjidhje situatës duke e shkrepur armën. Për këtë do të këtë një staf të mirëkualifikuar dhe të stërvitur. Lidhur me këtë plan unë premtoj që nuk do të flitet më si herët e tjera, por këtë herë do të vendosim në zbatim këtë ligj të përkrahur edhe nga Shoqata Kombëtare e Armëve.”-u shpreh Donald Trump.

Gjatë fushatës zgjedhore 2016 Trump, pati mohuar të ishte në favor të mbajtjes së armëve në  institucione arsimi.

Kthehu