Kronikë

Vdes një i burgosur në burgun 313 në Tiranë

               Publikuar në : 14:30 - 21/03/18 user

Ka ndërruar jetë një i burgosur në burgun 313 në Tiranë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30.

Po sipas këtyre informacioneve mendohet se 30-vjeçari ka vdekur për shkak të komplikacioneve shëndetësore, të cilat kanë qenë fatale për të. I riu ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të burgut.

Priten të tjera detaje në vijim.

Kthehu