Shqipëria

Vajzat shqiptare kryesojnë në botë për prirjet në shkencë

               Publikuar në : 14:54 - 13/02/18 user

Shqipëria është një nga vendet e pakta në botë ku gratë dhe vajzat kanë rezultate më të larta se djemtë në shkencë dhe matematikë.

Përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, Giuseppe Belsito i ka konsideruar vajzat dhe gratë një pasuri fantastike, ku sipas tij këto të fundit do të jenë edhe e ardhmja e vendit.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Un Women(organizatë ndërkombëtare) që operon edhe në Shqipëri, vetëm 28% e të gjithë studiuesve të botës janë gra.

Studentet vajza në Shqipëri dominojnë fushën e shkencave të edukimit, pasuar nga nga shëndetësia dhe mirëqenia. Vetëm 5% e vajzave janë diplomuar në inxhinieri. Por më shumë se 71% e studentëve të diplomuar në fushën e shkencave natyrore dhe matematikës janë vajza.

Po kështu, sipas objektivave globale përfshirja sa më e madhe e grave dhe vajzave në kërkimin shkencor, jetën politike apo pozicione drejtuese përbëjnë tiparet e zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi, shkruan Atsh.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu